Ky është i dyshuari kryesor për vrasjen në Klinë

Një vrasje e rëndë ka tronditur sonte qytetin e Klinës.

Derisa një familje ishte duke ngrënë iftar në një nga restaurantet e qytetit, dy anëtarë të saj pësuan në parkingun e restaurantit.

Njëri nga ta u plagos, ndërsa tjetri nuk u mbijetoi plagëve të marra.

Viktima e sulmit: Fazli Hoxha

Lidhur me vrasjen e 23 vjeçarit, Fazli Hoxha dhe plagosjes së vëllait të tij, Mahmutit, Policia në Pejë konfirmoi më herët për Indeksonline se 5 persona janë arrestuar.

I plagosuri: Mahmut Hoxha

“Tre persona janë arrestuar që dyshohet se janë të involvuar në rast dhe dy të tjerë janë shoqëruar”, tha për Indeksonline Fadil Gashi zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës.

Burime të Indeksonline bëjnë me dije se A.Gashi është personi i dyshuar për vrasjen në Klinë.

Ai është nga fshati Sferrk i Klinës.