Valon Berisha u reagoi ashpër çekëve për dronin në Prishtinë, ja çka shkruajnë mediet serbe

Sulmuesi i Kosovës, Valon Berisha ka reaguar dje për lajmin e tetë tifozëve çekë që kishin planifikuar të ngritnin një banerë në dronë “Kosova është Serbi”.

Berisha përmes një postimi në facebook ka shkruar se “Vetëm një flamur mund të valvitet në stadiumet e Ballkanit”.

Postimit ja ka bashkangjitur edhe një fotografi ku shihet flamuri që ishte valëvitur në stadiumin e Beogradit në ndeshjen Serbi-Shqipëri.

Ky veprim i yllit të Lazios ka sjellë reagimin e medieve serbe.

“Skandali i kapitenit të Kosovës: Futbollisti shfaqet pas arrestimit të çekëve me flamurin ‘Kosova është Serbi’. Kështu i godet serbët”, është titulli i mediumit serb “kurir.rs”.