Ky është i riu që vdiq në aksidentin në Arllat

Në mëngjesin e ditës së sotme, në një aksident në aksin rrugor Arllat-Malishevë, ku ka mbetur i vdekur një person.

Komuna e Drenasit ka publikuar një telegram ngushëllimi për familjen Thaçi në Llapushnik, ku ka bërë të ditur se personi që humbi jetën është Mifail Thaçi, nga ky fshat.

“Na tronditi thellë lajmi tragjik se sot, në një aksident automobilistik biri juaj, Mifaili, ka ndërruar jetë. Llapushniku dhe komuna jonë, mbeti pa njeriun e mirë e punëtor, të cilin do ta kujtojmë gjithmonë”, thuhet në telegramin e komunës.

Reagimi i plotë i komunës së Drenasit:

Telegram ngushëllimi për Familjen Thaçi në LlapushnikE nderuara Familje Thaçi,Na tronditi thellë lajmi tragjik se sot, në një aksident automobilistik biri juaj, Mifaili, ka ndërruar jetë.

Llapushniku dhe komuna jonë, mbeti pa njeriun e mirë e punëtor, të cilin do ta kujtojmë gjithmonë.Në këto momente shumë të rënda për tërë familjen, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta, për këtë tragjedi. Bashkë me Juve, ndjejmë po ashtu dhimbje për këtë humbje të madhe.

Edhe pse jeta është treguar e padrejtë ndaj familjes Tuaj, duhet të gjeni forcë për ta përballuar këtë tragjedi të madhe, duke e ditur se nuk jeni vetëm.Juve familje Thaçi, miqve dhe dashamirëve tuaj dhe të Mifailit, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta, mbahuni të fortë!Ramiz LladrovciKryetari i Komunës së Drenasit