Ky është Koordinatori i qeverisë që do të udhëtojë të enjten në Bruksel

Qeveria e Kosovës e ka emëruar Skender Hysenin, koordinator për dialog, i cili të enjtën do të marrë pjesë në takimin e radhës me palen serbe në Bruksel.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” burime brenda Qeverisë së Kosovës.

Hyseni, do të draftojë marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë për njohje reciproke.

“Gazeta Blic” ka kontaktuar edhe Hysenin, për të marrë konfirmim edhe nga ai lidhur me këtë vendim të qeverisë, përmes linjes telefonike por nuk ka qenë i qasshëm në thirrjet e redaksisë.