Ky është kundërshtari i Feronikelit në Europa League

Feronikeli është mposhtur mbrëmë nga TNS me rezultatin 0-1 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë dhe do të vazhdojë aventurën në turin e dytë të Europa League.

Tashmë edhe zyrtarisht është mësuar kundërshtari i Niklit në Europa League.

Skuadra e Zekrija Ramadanit do të përballet me Slovan Bratislava e Sllovakisë.Slovan Bratislava u mposht nga Sutjeska në penallti dhe tani do të luajë me Niklin në turin e dytë të Europa League.