Manchester City kualifikohet në çerekfinale, eliminon Real Madridin

Skuadra angleze, Manchester City, ka siguruar fazën çerekfinale në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Real Madridin me rezultatin 2 – 1.

Serinë e golave në këtë ndeshje e hapi Raheem Sterling, në minutën e nëntë të ndeshjes, pas gabimit të Raphael Varane.

Real Madrid dha shenja së do të luftonte për më shumë, duke barazuar në minutën e 28’ me anë të Karim Benzema, i cili me kokë shënoi pas harkimit të Rodrygo.

Në pjesën e dytë, Manchester City shuajti shpresat e madrilenëve, kur me anë të Gabriel Jesus shënuan për 2 – 1, përsëri me gabimin e Varane, në minutën e 68’.

Ky rezultat bëri që rezultati final i dy ndeshjeve të ishte 4 – 2 në favor të Mancchester Cityt.

Kështu, Zinedine Zidane eliminohet për herë të parë në karrierën e tij si trajner në Ligën e Kampionëve. City tashmë luan në çerekfinale.