Atdhe Nuhiu vetëm për dy minuta, me një gol dhe një asist (Video)

Ky sezon është një dështim për sulmuesin e Kosovës, Atdhe Nuhiu, që luan me Sheffield Ëendesday. Në shumë takime e ka nisur nga stoli, ashtu si edhe sot në atë transfertë ndaj Prestonit. Për tifozët ky futbollist është i tepërt, ndërsa nuk i kursejnë edhe talljet për mungesën e efikasitetit në portën kundërshtare.

Megjithatë ndaj Prestonit ka vend për një përjashtim, pasi Nuhiu ishte lojtari që bëri të pamundurën. Vendasit po kryesonin në rezultatin 3-1, por me aktivizimin e futbollistit shqiptar, në vetëm dy minuta, përkatësisht në 76-tën dhe 78-ën, i ka dërguar shifrat në 3-3 falë asistit dhe golit të shënuar.