Ky është momenti kur një person rrëzohet nga teleferiku në Brezovicë

Durim Rrustemi është i riu i cili ra sot nga teleferiku në Brezovicë.

Rrustemi pësoi disa lëndime, por që gjendja et ij është jashtë rrezikut.

Sipas burimeve të Indeksonline rrëzimi i tij nga teleferiku ndodhi për shkak të mos-përgatitjes profesionale dhe jo për shkak të ndonjë problemi të teleferikut.

Rastin për rrëzimin e tij e bën të ditur edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt, të cilët konfirmuar se i njëjti mori mjekimin e nevojshëm.

Indeksonline ka siguruar edhe video-n e momentit kur Durim Rrustemi bie nga teleferiku.

Ai shihet teksa bie nga teleferiku drejt e në borën që gjendej poshtë tij.

Brezovica vazhdon të jetë vendi më i vizituar turistik gjatë sezonit të dimrit në Kosovë, nga njërëz anembanë botës.

Padyshim se Brezovica gjithmonë do të mbetet një nga pikat kryesore dhe më të bukura për t’u parë e që nuk duhet humbur nga askush.

https://youtu.be/GGJbGS41LM0