Ministri i Punëve të Brendshme flet për arrestimin e udhëheqësit të Krimeve Ekonomike në Prishtinë

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka komentuar arrestimin e udhëheqësit të Krimeve Ekonomike në Prishtinë, Lavdim Osmanit.

Ai për Gazetën Insajderi, ka thënë se nuk beson që kjo është punë e momentit por është diçka që është punuar një kohë të gjatë për atë.

“Ajo është punë e organeve dhe mekanizmave që e luftojnë krimin e korrupsionin për çdo ditë. Është punë e tyre, nuk besoj se kjo është punë e momentit por është diçka që është punuar një kohë të gjatë në atë drejtim”, ka thënë shkurt ai.

Ndërkohë, që sonte Inspektorati Policor i Kosovës, ka kryer një aksion-arrestimi dhe në pranga ka përfunduar Lavdim Osmani, udhëheqës i Krimeve Ekonomike në Prishtinë dhe një qytetar.