Ky është moti për nesër e pasnesër në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që pritet të mbajë në vend për dy ditët e ardhshme.

Me anë të një njoftimi për media, IHMK ka bërë të ditur se situatë afërsisht e ngjashme meteorologjike do të vijojë edhe për dy ditë të ardhshme.

Do të ketë më shumë orë me diell dhe rritje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Në viset e larta malore do të ketë vranësira të cilat herë-herë do të marrin karakter zhvillimi dhe mundesi per riga shiu, kryesisht në veriperendim të Dukagjnit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-34 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë , prandaj kësillohet që nga ora 9-18 mundesisht mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit, të mbajmë masa mbrojtëse, syze, kapel, ombrell , rroba me ngjyrë të hapur etj.

Do të fryjë erë e lehtë, deri mesatare, nga drejtimi i verilindjes dhe perendimit.