Gjendet i vdekur një person në shtëpinë e tij në Deçan

Një person në Deçan është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Policia ka bërë të ditur se ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh.

Bëhet e ditur se policia e ka cilësuar rastin si “hetim i vdekjes”.