Ky është numri i qytetarëve me të drejtë vote në zgjedhjet e 6 tetorit, është më i madh se numri i popullsisë

Me 6 tetor në Kosovë do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme. Në këto zgjedhje të drejtë vote kanë 1 milion e 972 mijë e 466 votues.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditura shifrat se sa është numri i qytetarëve që kanë të drejtë vote në Kosovë.

“Sipas listës preliminare të votuesve, Kosova ka 1 972 466 votues”, njofton KQZ.

Ndërkaq KQZ’ja ka bërë të ditur se nga listat e votuesve janë larguar emrat e personave të vdekur, por edhe atyre që kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës.

“33 791 emra të votuesve janë larguar nga lista votuese si të vdekur ose si votues që kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës”, njofton KQZ-ja.

Ndërkohë janë 4 mijë e 977 aplikacione për regjistrim për votim jashtë vendit.