Ky është orari i ri i mësimit online për javën e ardhshme

Menjëherë pas ndërprerjes së procesit mësimor më 12 mars si pasojë e pandemisë COVID-19, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë, dhe Inovacionit ka filluar realizimin e programit për mësimin në distancë.

Transmetimi i mësimit ka filluar që nga data 23 mars 2020 në Radio Televizionin e Kosovës dhe në ueb faqen e MAShTI-t eMesimi për lëndët mësimore (gjuhë dhe matematikë).

“MAShTI ka kënaqësinë t’ju njoftoj se nga e hëna (datë 06 prill 2020) përmbajtja e mësimit në distancë do të zgjerohet duke mbuluar shumicën e lëndëve mësimore për klasat 1-9. Transmetimi televiziv do të mbulohet nga Radio Televizioni i Kosovës, sipas orarit të bashkëngjitur, ndërsa të njëjat materiale janë në dispozicion edhe në ueb faqen eMesimi”.

“MAShTI falënderon mbi 120 mësimdhënës dhe staf civil nga MAShTI, DKA e Prishtinës dhe Prizrenit që janë angazhuar drejtpërdrejt në përgatitjen e materialit mësimor virtual duke punuar çdo ditë në shkollën “Qamil Batalli” në Prishtinë dhe në shkollën “Emin Duraku” në Prizren”.

“Falënderim i veçantë edhe për mbështetësit e pakursyer sikurse: OJQ TOKA, AShI, Kallxo, RTK, LinkPlus, GIZ, Banka Botërore dhe shumë vullnetarë të tjerë”, thuhet në njoftimin e MASHTI.

Bashkengjitur e gjeni edhe Orarin Javor te Transmetimit ne RTK 4 per klasat 1-9: