6 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor, Varheyli: Gjatë 10 viteve të ardhshme këto vende do të duhej të dyfishonin ekonominë

Komisioneri për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varheyli tha sot në një konferencë për media se 6 miliardë euro ndihmë për vendet e Ballkanit Perëndimor do të duhej të ndihmonin këto vende në procesin e reformave dhe përafrimit me BE-në.

Varheyli në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama tha se ajo që sot është parë në samitin në Tiranë do të ndryshojë realitetin në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Sipas përllogaritej tona nga ky plan (Plani i Rritjes) së bashku me Planin e investimeve ekonomike, rajoni do të duhej të dyfishojë ekonominë e vet gjatë 10 vjetëve të ardhshme”, tha ai.

Komisioneri për zgjerim tha më tej se një elementi i rëndësishëm është që rajoni mund të bëhet gati për anëtarësim në Bashkimin Evropian edhe më shpejt.

Ai foli po ashtu edhe për çështjen e konkurrueshmërisë në tregon evropian.

“Sigurisht se pjesëmarrja në tregun e përbashkët ka të bëjë edhe me konkurrencën dhe konkurrenca në tregun e përbashkët të BE-së është e fortë….pra konkurueshmëria e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian me ato të vendeve të Ballkanit Perëndimor është shumë shumë e madhe

Do të ishte e padrejtë që vendet e Ballkanit Perëndimor të marrin pjesë në tregun e përbashkët ku ata kanë më pak mundësi për të konkurruar në krahasim me kompanitë e vendeve të BE-së”, tha tutje Varheyli.

Sipas tij, për këtë arsye BE po jep fonde shtesë si pjesë e Planit të rritjes për të ndihmuar të gjitha reformat pasi kanë kosto financiare.

“Ne jemi të gatshëm të lehtësojmë këtë kosto….Ne jemi të mendimit që 6 miliardë euro do të duhej që të ndihmonin rajonin….”, tha ndër të tjera komisioneri për Zgjerim.