Ky është personi që u mbyt në det në Kavajë së bashku me dy djemtë e tij të mitur

Babai me dy djemtë e tij të mitur u mbytën sot në plazhin e Kavajës. Elvis Halilaj rreth 55 vjeç, me dy djemtë e mitur rreth 13 dhe 15 vjeç u mbytën teksa ishin në det.

Burime të Abc News bëjnë me dije se babai hyri në det për të shpëtuar një nga dy fëmijët e tij që po rrezikonte të mbytej, për fat të keq u mbytën të tre.

Gazetari i Abc News raporton se sipas komunikimit me dëshmitarët okularë, ambulanca ka mbërritur ne vendngjarje rreth një orë e gjysmë me vonesë.

Sakaq mësohet se nuk ka pasur roje bregdetare që të ndalonin pushuesit të hynin në det.