Shefi i OSBE-së në Kosovë: Vendimi i sotëm për Klan Kosovën thellon shqetësimin tonë

Shefi i misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – OSBE në Kosovë, Michael Davenport, ka reaguar pas refuzimit të ankesës së Klan Kosovës nga ana e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës për pezullim të certifikatës së biznesit.

Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka thënë se vendimi i sotëm për të konfirmuar pezullimin e licencës së biznesit për Klan Kosovën e thellon shqetësimin e tij.

“Besoj se në diskutimet e tij, Komisioni i Pavarur për Media do të respektojë përgjegjësinë e tij për të mbrojtur lirinë dhe pluralizmin e medias në Kosovë”, ka shkruar ai.