Osmani e ashpër në drejtim të deputetëve: Ose mbani distancën dhe maskat, ose ndërpritet seanca

Është duke u zhvilluar seanca e Kuvendit të Kosovës.

Që nga fillimi i saj, Kryeparlamentarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka kërkuar nga deputetët e pranishëm që të mbajnë distancën.

“Mbani distancën, deputetë, mbani distancën dhe maskën”, është dëgjuar t’u thotë vazhdimisht Osmani deputetëve.

Ajo madje deklaroi se nëse nuk mbahet distanca dhe vendosja e maskave nuk do të vazhdojë seancën.

Madje dikush e mori shaka dhe qeshnin me deklaratën e Osmanit.