Ky është qytetari që goditi me grusht në mes të turmës Berishën

Këto janë pamjet kur qytetari godet me grusht kreun e PD-së Sali Berisha.

Siç shihet në pamjet në momentin që Berisha së bashku me protestuesit po marshonin drejt protestës një qytetar identiteti i të cilit nuk dihet ka ndërhyrë mes turmës dhe e ka goditur me grusht në fytyrë.

Menjëherë kanë ndërhyrë truprojat të cilët e kanë goditur me grushte dhe shqelma personin që goditi liderin historik të PD-s.

https://www.fokusi.info/incident-ne-protesten-e-opozites-qytetari-godet-me-grusht-sali-berishen/lajme/