Ky është skenari që po praktikojnë banditët serbë, duke i shpërthyer gomat e kosovarëve

Po vazhdon shpuerja e gomave të makinave të mërgimtarëve kosovarë, nga serbët në Nish.

Gjatë mbrëmjes së djeshme janë paraqitur tri raste ku gomat e makinave të mërgimtarëve, janë shpërthyer nga mjete të forta në dalje të autostradës së Nishit.

Një mërgimtar ka bërë apel te të gjithë bashkatdhetarët që kalojnë nga Serbia, që të kenë kujdes në dalje të autostradës së Nishit, pasi që po u shpërthehn gomat e veturës.
Krejt kjo ngjarje është e organziuar nga një bandë në Serbi, kështu ka thënë të paktën një mërgimtar në grupin ‘Marakli t’kerreve’.

Ai ka treguar se çfarë saktësisht është duke ndodhur me gomat e veturave.

“Ju them që mos kaloni në pompat e Lukoil, kur kaloni nëpër Serbi. Janë bandë e organziuar dhe në këpucët e tyre kanë thika dhe i shpojnë gomat. Ndërsa menjëherë aty afër rrin një golf 2 që ka lidhje me automekanik dhe aty per aty i ndrrojn gomat, ku një gomë kushton 70 euro”, ka bërë të ditur mërgimtari.

Tutje ai ka thënë se për momentin janë të parkuar tri vetura të cilat kanë të njëjtin problem dhe po presin ndrrimin e gomave. /gazetametro.net