Ky ishte vlerësimi i gjyqtarëve, momenti kur Florian Marku e kuptoi humbjen e parë në karrierë

Boksieri shqiptar, Florian Marku është mposhtur ndaj Chris Kongos në O2 Arena në Londër.

Një numër i madh tifozësh ishin të pranishëm në stadium për ta përkrahur boksierin nga Lushnja e Shqipërisë, shkruan LIG Sport

Florian Marku ishte shumë më i mirë se kundërshtari i tij, sidomos në katër raundet e para.

Por, në raundet e fundit, boksierit shqiptar iu larguan disa pikë nga gjyqtarët për shkak të goditjeve mbrapa kokës, dhe kështu e humbi meçin.

Tre gjyqtarët kryesor dhanë pikë maksimale për Chris Kongon: 96-94, 96-93 dhe 98-92

Kujtojmë që kjo ishte humbja e parë e Markut në boksin profesionist.


 

Lini një Përgjigje