Vëllau e bën për spital vëllaun për shkak të një prone në Suharekë

Dy vëllëzër kanë përfunduar në dy vende të ndryshme dje në Suharekë. Njëri në spital e tjetri në mbajtje.

Siç njofton policia, vëllau e ka sulmuar fizikisht vëllaun për shkak të një prone.

“Suharekë 01.01.2020-14:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti, pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor, e ka sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimën mashkull. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.