Labinot Tahiri kalon në AAK

Deputeti Labinot Tahiri ka aderuar në partin e Ramush Haradinajt.

Lajmin për aderimin e tij në AAK, e ka dhënë vet ai përmes një postimi në Facebook.

“Dua ta ndajë me ju një vendim që kam marrë për të ardhmen time dhe qytetarêt e mi! Kam vendosur që rrugëtim tim politik ta vazhdojë në AAK-në afër njeriut shumë të respektuar, Gjeneralit Ramush Haradinaj”, ka shkruar ai.

Ai tutje ka thënë se bashkë me Haradinajn do të vazhdojnë në drejtim të realizimit të ideve dhe qëllimeve.

Ai tutje i ka garantuar votuesit e tij se do të mbetet i njëjti me aktivitetet humanitare.

“Nuk do të bëhem kurrë si politikanet e tjerë: Sikur ata që nuk mbajnë premtimet dhe që nuk kanë shpirt human për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Unë e kam humanizmin të lindur, siç e kemi të gjithë shqiptarët. Humanizmin e kemi amanet nga Nëna Terezë. Atë e kam model unë dhe duhet ta ketë secili nga ne”, ka shkruar ai.

Tahiri thotë se lufta, taksa e ushtria janë tri arsyet që e kanë bindur se rrugëtimi bashkë me Haradinajn do të jetë në interes të gjithë qytetarëve të Kosovës.

“Do të punojmë bashkë që të mos ju zhgënjejmë për asnjë sekondë. Nuk do të kursejë asgjë nga vetja për të realizuar kërkesat e juaja”, duke shtuar se të enjten do të bëhet aderimi i tij zyrtarisht në AAK.

Këtë të enjte do të jemi bashkë me Gjeneralin dhe do të bëjë publikisht aderimin në AAK.