Lajçak merr mbështetjen e Gjermanisë për punën në dialog

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka marrë mbështetje nga Gjermania për këtë proces.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se është shumë falënderues për mbështetjen e fortë të punës së tij në dialogun nga shteti gjerman.

“Me sekretarin gjerman të shtetit, Andreas Michaelis, kam biseduar për zhvillimet dhe sfidat aktuale që është duke u ballafaquar Ballkani Perëndimor”, ka thënë Lajçak.