Lajçak dhe Escobar diskutojnë për takimin e radhës Kurti-Vuçiq

I Dërguari i BE- së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak dhe si i ShBA-së, Gabriel Escobar kanë mbajtur takim pas atij të mbrëmshmit në mes të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ata kanë folur për hapat e radhës për takimin e radhës që do të mbahet më 18 mars.

“Pas takimit të djeshëm u ulëm me Ecsobar për t’u koordinuar për hapat nxitues për takimin e radhës”, është shprehur Lajcak.

“U pajtuam mbi rëndësinë e pajtueshmërisë mbi modalitetet e zbatimit dhe nevojën për t’i implementuar të gjitha marrëveshjet ekzistuese nga dialogu”.