Lajçak e Escobar takohen në Bruksel: Do të punojmë për të bërë realitet integrimin e Ballkanit në BE

I dërguari i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak dhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, janë takuar ditën e sotme në Bruksel.

Lajçak thotë se do të vazhdojnë të punojnë ngushtë së bashku për të ndihmuar që integrimi i rajonit në BE të bëhet realitet.

“Jam shumë i lumtur që mirëprita Gabriel Escobarin sot në Bruksel. Ne ndajmë të njëjtin qëndrim për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe luftën ruse në Ukrainë. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë së bashku për të ndihmuar që e integrimi i rajonit në BE të bëhet realitet”, ka shkruar Lajçak në Twitter.