​Aksident në Durrës, vdes këmbësorja 72-vjeçare

Një 72-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik sonte në Durrës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen 15 të qytetit bregdetar, dhe sipas informacioneve paraprake ka qenë rezultati i përplasjes së këmbësores me iniciale N.M. me një mjet të drejtuar nga 49-vjeçari.

T.M.Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./A2