Lajçak pas takimit me Bislimin: Ramë dakord për hapat e ardhshëm

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas takimit me zëvëndëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi ka thënë se kanë rënë dakord për hapat e ardhshëm.

“Sapo u takova me zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi për të përcjellë takimin e fundit me liderët evropianë në Bruksel dhe nevojën për zbatimin e plotë të Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit pa vonesa dhe parakushte. Ne ramë dakord edhe për hapat e ardhshëm”, ka thënë Lajçak.