Lajçak pas takimit me Kurtin: Jemi duke provuar ta gjejmë një zgjidhje

Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përfaqësuesi i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka thënë se janë duke provuar ta gjejnë një zgjidhje në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Ka përfunduar takimi në mes të dërguarit e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, i mbajtur brenda ambienteve të Qeverisë së Kosovës.

Pas takimit, Lajcak, tha se janë duke punuar ta gjejnë një zgjidhje në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Ai nuk pranoi të jap detaje të tjera, apo për deklaratën e kryeministrit Kurti, i cil e kishte thënë se Lajçak kishte propozuar ide për targa neutrale.

Ndërkaq, Escobar, tha se qëllimi i vizitës së tij në Kosovës, është që ta shfaqë mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për dialogun Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Jam këtu për ta mbështetur dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, në fund të fundit jam këtu për ta mbështetur Kosovën dhe Serbinë, për ta gjetur një rrugë përpara në disa çështje të vështira. Detajet se si shkojnë përpara, janë për dialog, desha të sigurohem se vizita ime ishte ta shfaqë mbështetjen time të plotë, për dialogun”, ka deklaruar Escobar.

Escobar, deklaroi se të dya palët, Kosova dhe Serbia e kanë siguruar se nuk dëshirojnë që situata të eskalojë në dhunë me datën një shtator, kur pritet që Qeveria e Kosovës, të tentojë ta vendos reciprocitetin me dokumente idenfitikuese dhe për targa, në veri të Kosovës, raporton RTVD.