Lajçak thotë së dialogu fillon në korrik: Marrëveshja mund të përfundojë brenda disa muajve

Lajçak insiston në fillimin e dialogut, Kosova nuk e ka prioritet.

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Mirosllav Lajçak është duke zhvilluar vizitë zyrtare tre ditore në Kosovë.

Ai së pari është takuar me fituesin e zgjedhjeve, Albin Kurti, i cili i ka thënë se nuk është ndër prioritetet e tij kryesore dialogu, duke e radhitur si pikë e katërt.

Sot pas një takimi që Lajçak zhvilloj me ushtruesen e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, ka folur për media tha se dialogu duhet të fillojë në korrikë dhe marrëveshja përfundimtare mund të përfundojë brenda disa muajve.

“Të diskutohet për atë se ku jemi në çështjen e dialogut dhe çfarë kemi arritur pas vazhdimit të dialogut në korrik dhe cilat janë hapat e tjera që i parashohim. Dhe që dialogu duhet të vazhdojë dhe se duhet krijuar disa situata interner për vazhdimin e dialogut.”

“Mesazhi im përfundimtar është që unitetin politik në Kosovë është përgjegjësi jo vetëm e qeverisë por përgjegjësi e të gjitha partive politike që të kuptojnë që për të gjithë qytetarët. Pra duhet kyçur të gjithë dhe z.Presidente më tha se ndihet njëjtë dhe dëshirojmë të ndërtojmë këtë unitet.”

Osmani ka thënë se ia ka bërë të qartë Lajçakut se procesi i dialogut duhet të ketë një rishikim dhe të fillojë një kapitull i ri në këtë proces.

“E patëm një diskutim shumë përmbajtjesor. E bëra të qartë në emër të institucioneve të Kosovës që për ne procesi i dialogut duhet ta ketë një rishikim, i cili ndër të tjera do të ndihmojë që republika e Kosovës të jetë e përgatitur dhe të rezultojë me njohje reciproke në kufijtë aktual. Është shumë me rëndësi që sapo të konstituohen institucionet e reja ë gjitha informatat për këtë proces të ju drejtohen institucioneve të reja në mënyrë që të gjithë ato marrëveshje që janë arritur të shikohen se deri ku kemi arritur me zbatimin e tyre”, tha Osmani.

Osmani po ashtu u shpreh se do të vendosen vija të kuqe në dialog të cilat nuk lejojnë të diskutohet për kufijtë e Kosovës, siç ka ndodhur më parë.

“Ne besojë që duhet të hapet një kapitull i ri në këtë proces, në vendosjen e vijave të kuqe të cilat nuk lejojnë të diskutohet për kufijtë e Kosovës. Është shumë me rëndësi që në këtë proces të kemi një koordinim shumë të afërt me opozitën. Presim koordinim të madh në mes të SHBA dhe BE-së në këtë proces. Kosova gjithnjë e ka shtrirë dorën e bashkëpunimit për të gjithë fqinjët e saj., Është koha që në Bruksel e kudo të kërkohet përgjegjësi nga Serbia për krimet që ka kryer dhe të kërkohet drejtësi”, u shpreh Osmani.

Nga ana tjetër Kurti ka thënë se nuk e mohon rëndësinë e dialogut me Serbinë, por ai duhet të jetë i përgatitur mirë.

“Nuk mund të jetë prioriteti i parë ose i dytë, sepse janë drejtësia dhe punësimi. Nuk e mohoj rëndësinë e dialogut – për BE-në, Kosovën dhe Serbinë, si dhe rajonin, por më e rëndësishmja është që ky dialog të jetë i përgatitur mirë. Të jetë dialog i sinqertë në të cilin nuk jemi në presionin e kohës, por jemi me përkushtimin për substancë”, tha Kurti.