Lajçaku përfundon takimin me Kurtin, befasohet me Vuçiqin që përmendi kornizë të re të dialogut

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur për gazetarët pas takimit që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Lajçaku fillimisht është takuar me Kurtin, e më pas ndaras edhe me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi, raporton EO.

Pas takimit, Lajçaku tha se me Kurtin ka diskutuar për vazhdimin e dialogut, e po ashtu edhe për përgatitjet e takimit të radhës.

Ai nuk pranoi të japë datë të takimit të ardhshëm, e po ashtu deklaroi se është habitur kur ka dëgjuar për kornizë të re të dialogut, të cilën e ka paralajmëruar presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, gjatë raportimit në Kuvendin e Serbisë të martën.