Hyseni: Kurtit do t’i duhet të përballet me Asociacionin në Bruksel, s’mund t’i ikë

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni ka folur në lidhje asociacionin që kryeministri Kurti, ka thënë se për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, se nuk mund të ketë asociacion një-etnik në Kosovë.

Ai tha se Kurti në një mënyrë ka mashtruar votuesit e tij.

“Qytetarët e Kurtit, votuesit e LVV-së e kanë pasur bindje që Kurti nuk do të pranojë asnjë lloj asociacioni. Mirëpo tash Kurti po thotë që nuk pranojë asociacioni një etnik por po thotë pranojë një asociacioni multi-etnik dhe për këtë nuk kam qare pa e përdorë shprehje se kjo është një mashtrim klasik i elektoratit. Kjo sepse përderisa ky e ka djegur Kuvendin e Kosovës, Policinë e Kosovës me gurë, me çdo gjë tjetër kundër kësaj. Mirëpo z.Kurti ka qenë kategorik kundër çdo asociacioni, qoftë multi-etnik apo një etnik apo çfarë do qoftë por kjo është një lojë”, tha ai në ATV.

Tutje ai shtoi se Kurti do të përballet me temën e asociacionit në Bruksel.

“Kur e kam lexuar deklaratën e z.Kurti kur ai thotë se nuk do të ketë një asociacion një etnik, atëherë i bien që do të ketë një asociacion por jo një etnik dhe unë ju siguroj që z.Kurti do të përballet me temën e asociacionit në Bruksel, nuk do të mund të i ikë. LVV e mbi të gjitha z.Kurti ka refuzuar çdo gjë që kanë bërë qeveritë paraprake pa bërë asnjë lloj analize , pa marrë asnjë lloj përgjegjësie“, tha ai.