Sekretari i VV-së: Jemi të gëzuar që ra Haradinaj nga pushteti, kishte kapur shtetin

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka thënë se i është gëzuar lajmit për rënien e Qeverisë Haradinaj, e cila bëri gjithçka që nuk duhej të bënte.

Bislimi ka thënë se opozita e vërtetë i gëzohet gjithmonë lajmit kur bie Qeveria, sidomos kjo e Haradinaj që kishte kapur shtetin si asnjë Qeveri tjetër.

“Dje u vet rrëzua Qeveria më e madhe dhe më e shkurtër në Kosovën e Pasluftës. U vet shkarkua para se të binte Qeveria që kishte kapur shtetin si asnjë tjetër para saj”, shkruan gazeta metro.

“Opozita e vërtetë gëzohet gjithnjë kur bie Qeveria, e sidomos kur bie një Qeveri si kjo që e kishim ne”.

“Jemi të gëzuar që ra Qeveria me 23 ministra, pesë zëvendëskryeministra, mbi 80 zëvendësministra dhe mbi 35 këshilltarë vetëm për Kryeministrin”.