Lajm i hidhur: Vdes në Amerikë 23 vjeçari nga Kosova, Rilind Osmanaj

Shqiptarët në Amerikë përmes një njoftimi në Facebook bëjnë të ditur se ka ndërruar jetë i riu shqiptar, Rilind Osmanaj.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se, me 02.05.2022 papritmas, ka ndërruar jetë në Fort Worth/ Texas, bashkëkombasi i ynë Rilind (Halit) Osmanaj (05.25.1998) me origjinë nga Peja”, shkruhet në postim.

Falja e xhenazës do të bëhet të Enjtën më 10 Shkurt 2022 në orën 2:30PM në Xhaminë Shqiptare në DFW, adresa 3205 Brown Trail, Bedford, TX 76021.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në orën 15:30 në Varrezat Shqiptare në Arlington, adresa 1219 N Davis Dr, Arlington, TX 76012.

E pamja për ngushëllime, do të jet e hapur të Dielen 12 Shkurt 2022 nga ora 11:00 deri 18:00 në Restaurantin “MILANOS” adresa 3416 W 7th St, Fort Worth, TX 76107.