Lajm i keq: Këto vende nesër nuk do të kenë rrymë

Kosova vazhdon të ketë probleme me furnizim të energjisë elektrike.

Vendi ynë edhe në këto ditë të ftohta dimri pritet të ballafaqohet me mungesë të energjisë elektrike.

Nesër (e martë), një pjesë e Fushë Kosovës dhe Ferizajt, do të mbesin pa rrymë për 12 orë.

Kjo shkyçje sipas KEDS do të ndodhë për shkak të disa punimeve dhe investimeve që po bëhen në këto dy qytete.

Shkyçja do të bëhet në dalje të lagjes Apollonia në Fushë Kosovë dhe tri daljeve në Ferizaj, nga ora 09:00 deri në ora 21:00.

“KEDS është duke investuar fuqishëm në rrjetin e tensionit të mesëm si në Fushë Kosovë, ashtu edhe në Ferizaj, duke përfshirë linjën 35 kilovot.

jo, pasi ajo pjesë e Fushë Kosovës është zona me rritjen më të madhe në nivel vendi. Si rrjedhojë, vazhdimisht janë paraqitur mbingarkesa të cilat kanë pasur për pasojë ndërprerjet e dhunshme të energjisë elektrike. Deri tek këto mbingarkesa ka ardhur pasi kapacitetet transmetimeve të KOSTT-it, pra të Tensiont të Lartë janë të pamjaftueshme. Por, për shkak se kjo kompani nuk po investon, atëherë këtë është detyruar ta bëjë KEDS-i në mënyrë që të mos këtë ndërprerje të vazhdueshme apo pamundësi për furnizim me energji elektrike. Investimi është në përfundim e sipër dhe pritet të përfundohet sivjet.

Sa i përket Ferizajit, intervenimi është i domosdoshëm pasi gjendja e rrjetit të trashëguar në qytet ishte shumë e rëndë”, thuhet në njoftim.