Lajm i mirë: 23 të shëruar sot nga COVID-19

Pas lajmit të mirë gjatë ditës së djeshme, ku u konstatuan vetëm 6 raste të reja me COVID-19 pas testimeve të kryera, lajmi i sotëm i shërimit të 23 të infektuarve me koronavirus, tregon se masat e marra nga autoritetet shëndetësore dhe qeveria po japin rezultat ditë pas dite.

Më herët, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu falënderoi ekipin e bluzave të bardha të spitalit “Shefqet Ndroqi”, ose siç njihet ndryshe spitali COVID 2 për punën e palodhur në shërbim të pacientëve me COVID-19.

“Mirënjohëse për punën e prof. Perlat Kapisyzit, prof. asc. Alma Canit dhe ekipit të spitalit universitar “Shefqet Ndroqi”, të palodhur ditë e natë në shërbim të pacientëve që po trajtohen në spitalin COVID 2”, tha Manastirliu.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.