LDK-ja kërkon seancë të jashtëzakonshme për të kaluar projektligjin për rimëkëmbje

Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për ta kaluar në lexim të dytë projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.

Shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se seanca do të mbahet në orën 11:00 të premten.

Ndërkohë, ky Projektligji nuk është votuar sot në Komisionin për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete, Rregulloren e Kuvendit, edhe pse dy herë u hodh në votim.

Në këtë Komision deputetët nuk patën vërejtje për projektligjin por megjithatë ai ka dështuar që të votohet për shkak të mungesës së kuorumit.