Lajm i mirë/Për tretën ditë, Prishtina me 0 raste të infektuar

Janë konfirmuar edhe 39 raste të reja me COVID19 në Kosovë nga IKSHPK.

Ndërsa për të tretën ditë radhazi, në Prishtinë nuk është shënuar ndonjë rast me të infektuar.

E kryetari i kësaj komune, përmes një postimi në Facebook, Shpend Ahmeti e ka konfirmuar këtë.

“0 raste edhe sot në Prishtinë, por fatkeqësisht 39 raste në krejt Kosovën. Qytetarët në të gjitha komunat duhet të punojmë bashkë për ta ngadalësuar virusin duke qendruar në shtëpi”, ka shkruar Ahmeti.