Ministri i Kurtit viziton fshatrat veriore, Cerajë, Bistricë e Koshtovë

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka vizituar komunat veriore të Republikës së Kosovës.

Aliu, gjatë vizitës ka parë nga afër përfundimin e punimeve të rrugës në Jasenovik, rehabilitimin e rrugëve në Cerrajë, Kushtovë si dhe Bistricë e Vllahisë, transmeton klankosova.

“Sot gjatë ditës ishim në vizitë në komunat veriore të Republikës së Kosovës. Nga kjo vizitë, pamë nga afër përfundimin e punimevetë rrugës në Jasenovik, rehabilitimin e rrugëve në Cerrajë, Kushtovë si dhe Bistricë e Vllahisë”, ka shkruar Aliu.

“Vizituam zgjerimin e rrugës në Bërnjak dhe përfundimin e punëve për shtrirjen e rrjetit optik nëntokësorë në Qabër, Zubin Potok e Bërnjak”
“Mbesim të përkushtuar në angazhimin tonë të përditshëm për një jetesë më të mirë për të gjithë qytetarët pa dallim, në përputhje me ligjet në fuqi, si dhe për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik të vendit”.