Lajmi i fundit: Biden nis trupat shtesë në Evropë pas invazionit rus në Ukrainë

Presidenti amerikan, Joe Biden ka urdhëruar dislokimin e trupave shtesë amerikane në Evropë, duke i përkrahur kështu aleatët e NATO-s.

Biden pas detajeve që ka dhënë në lidhje me bisedën e tij me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se SHBA-ja do të bëjë gjithçka që të mbrojë territorin e NATO-s.

“Kam urdhëruar dislokimin e forcave shtesë që të rriten aftësitë tona për të përkrahur aleatët në NATO”, ka thënë Biden.

Biden ka shtuar se presidenti rus, Vladimir Putin ka dështuar në përpjekjet e tij që të ndajë perëndimin dhe se NATO-ja është më e fuqishme se sa që ka qenë ndonjëherë.

Rusia të enjten, më 24 shkurt, në orët e hershme të mëngjesit ka nisur ofensivën për pushtimin e Ukrainës, gjë për të cilën po bën përgatitje tash e disa javë.

Deri më tani, 137 qytetarë ukrainasë kanë humbur jetën në ditën e parë të sulmeve.

Derisa sipas të dhënave të Britanisë së Madhe, 450 pjesëtarë të personelit rusë kanë vdekur pas nisjes së ofensivës.