Lajm i mirë: Zgjohen nga koma dy personat e lënduar nga shpërthimi i gazit në Ferizaj

Javë më parë në qytetin e Ferizajit, më saktësisht në një restauran ndodhi një shpërthim i madh, ku mbeten të lënduar shumë persona.

Për shkak të gjendjes së rëndë, 6 personat e shtrirë në QKUK, u desh të dërgohen jashtë vendit për shërim.

Fillimisht katër pacientë u dërguan në Turqi ndërsa dy të tjerë në Austri. Gjendja e tyre ishte shumë e rëndë, pasi dy prej tyre ishin në gjendje kome.

Para pak çastesh këngëtari Labinot Tahiri, përmes një postimi në facebook ka njoftuar se 2 personat që po trajtohen në Austri janë zgjuar nga koma dhe kanë vetëdije të plotë.

Postimi i plotë nga Tahiri:

Lajm i mirë!

E dashur diasporë dhe ju shqiptarë nga do që jeni , dhe që keni kontribur aq shumë për Fidan Gashin dhe Enver Xhoklin, po ua tregoj lajmin e mirë për gjendjen e tyre shêndetsore!

Sapo u informova nga familjet e tyre, ku këta dy shpirta janë zgjuar nga koma dhe janë me vetëdie të plotë, po ashtu po trajtohen shumë mirë.

Zoti i madh bëri edhe një mrekulli!

Po ashtu uroj që edhe 4 personat e tjerë të cilët po trajtohen në Turqi, të janë shêndosh e mirë.

Vazhdojmë me misione të mdha në kujdesin 100% ndaj qytetarëve dhe vendit të shejtë Kosovë e Shqipërisë.