Policia jep detaje për vrasjen në Viti: Në vendin e ngjarjes u gjet një pistoletë dhe një pushkë gjuetie

Policia ka dhënë detaje për ngjarjen e djeshme në Viti, ku mbeti i vrarë një person.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se një person është arrestuar, pasi i njëjti dyshohet se qëlloi me armë zjarri tre viktima, të cilët kanë pësuar lëndime trupore.

Njëri prej tyre ndërroi jetë në QKUK, pasi nuk mundi t’i përballojë lëndimeve të marra.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes u gjet një pistoletë me 9 fishekë dhe një pushkë gjuetie me 14 fishekë, të cilat janë sekuestruar.

“Njësit relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes ndërsa nga i dyshuari janë sekuestruar një pistoletë me 9 copë fishekë dhe një pushkë gjuetie me 14 copë fishekë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar, nga njësitet relevante policore”, thuhet në njoftimin e Policisë.