Lajm i rremë, fotografia e Trump me lopë është në Bullgari e jo në Kosovë

Sot në disa portale është botuar një lajm i rremë për një një mural në fshatin Lupç të Poshtëm të Podujevës, ku mund të shihet presidenti amerikan Donald Trump pranë kokës së një lope.

Por, në fakt ky mural është realizuar në fshatin Staro Zhelezare, në Bullgari, si pjesë e një festivali të grafiteve murale.

Përveç presidentit Trump, murale të tilla janë bër edhe për Kancelarene Gjermanisë, Angela Merkel, presidentit rus Putin. Muralet e jashtme në muret e shtëpive në fshatin Staro Zhelezare shfaqin njerëz lokalë së bashku me figura të njohura nga botët e politikës dhe fesë./express