Konjufca: Propozimi evropian për Asociacionin është në përputhje me Kushtetutën

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, ka deklaruar se propozimi i peshëshes evropiane për Asociacionin, është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Pjesë nga fjalimi i tij:

“Qeveria jonë e ka pranu Marrëveshjen e Ohrit. Sa i përket planit që u propozua dhe ideve të reja ato duhet të shqyrtohen me kujdes dhe ta bëjmë një dallim.Dallimi që une mendoj se është esencial, ka të bëj me faktin se për Asociacion nuk duhet të negociohet, nuk është kjo temë qendrore e negociatave me Serbinë.

Ajo është si një marrëveshje e mëhershme e vitit 2013, që kur qeveria është përpjekë me ia dhënë formën në vitin 2015, është rrëzu prej Gjykatës Kushtetuese.

Tash, procesi është që pas shkarkimit të grupit që ka pasë për qëllim me propozu një draft, ka ndodhë ky draft i Asociacionit, por ishte një formë e kamuflluar e Republikës Serbe brenda Kosovës, ai u refuzua dhe ky grup u shkarkua nga Qeveria.

Si përgjegjësi nga ana e Kosovës, i takon Kosovës nëse mendon që mund të bëhet një Asociacion në përputhje me Kushtetutën, pa kompetenca ekzekutive, atëherë është në kompetenca të Kosovës, jo të Serbisë.

Planin nuk e kam shqyrtuar me kujdes, vetëm një shikim sipërfaqësor, po është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe nuk paraqet kurrfarë niveli të tretë të pushtetit.

Mendoj se nëse ndodh ndonjë draft i Asociacionit, duhet të ndodh nga ana e Qeverisë së Kosovës. Nuk do të duhej ky draft të ishte rezultat i negociatave”.