LAJMI I FUNDIT: Arrestohen dy persona në veri

Në Mitrovicën e Veriut kanë ndodhur katër raste të grabitjeve e vjedhjeve ku Policia ka arrestuar dy persona si të dyshuar.

Të dyshuarit janë Njazi Salihu 25 vjeçar dhe Senajd Hajdini 31 vjeçar. Ata do të hetohen për veprat penale “Grabitje”, “Vjedhje e rëndë” dhe “Vjedhje”.

Lajmin e ka konfirmuar për Indeksonline zëvëndësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Ne Stacionin Policor Mitrovicë veri, nga data 11.01.2024 deri me datën e sotme 22.01.2024 janë raportuar 4 raste ne te cilat viktima kan qene femrat e nacionalitetit Serb, e te cilave nga persona te panjohur iu janë vjedhur qantat e krahut derisa te njëjtat kanë qene duke ecur rrugës. Prej tyre, nga ana e Prokurorit 2 janë cilësuar Grabitje, dhe 2 janë cilësuar ,,Vjedhje e rende” dhe njëra ,,Vjedhje”.

1. Rasti i pare ka ndodh me date 11.01.2024 rreth orës 18:30 ne rrugën ,,Knjaz Millosh” ku viktime ka qene një femër e nacionalitetit Serb, te cilës i është vjedh qanta ne te cilën kanë qene 50 euro, 4000 dinarë si dhe dokumentet personale te Shtetit te Kosovës dhe Serbisë.

2. Rasti i dyte ka ndodh me date 13.01.2024 rreth orës 20:20 ne rrugën ,,Knjaz Millosh” ku viktime ka qene një femër e re Serbe te cilës i është vjedhur qanta e krahut derisa ka qene duke ecur rrugës e vetme. Me këtë rast te njëjtës i janë vjedhur dokumentet zyrtare.

3. Rasti i trete ka ndodh me date 20.01.2024 rreth orës 22:25 ne rrugën Kral petar ne Mitrovicën veriore ku viktime ka qene një femër serbe te cilës i është vjedhur qanta e krahut ku ne te ka pas një telefon, një pjese te vogël te parave, si dhe dokumentet e Kosovës dhe Serbisë.

4. Rasti i fundit ka ndodh me date 22.01.2024 rreth orës 18:00 ne rrugën ,,Knjaz Millosh” ku përsëri viktime ka qene një femër Serbe e moshës se re, te cilës i është vjedhur qanta nga krahu dhe ne qante ka pas dokumentet personale te Kosovës dhe Serbisë.Te dyshuarit janë arrestuar sonte me date 22.01.2024 nga Policia e Stacionit Policor në Mitrovica Veri dikur rreth orës 19:30 përball shtëpisë se shëndetit ne Mitrovicën veriore”, tha Elshani për Indeksonline.