Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar 4 persona për 48 orë

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar 4 persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, me dyshimin se kanë kryer veprat penale: ”Lëndimi lehtë trupor” dhe ”Spiunazhi”.

Gjithashtu, është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, me dyshimin se ka kryer veprën penale ”Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, si dhe janë ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.