Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore të gjata diellore dhe vranësira të pakta të herëpashershme kalimtare. Do të kemi ngritje të temperaturave dhe ajo maksimalja pritet të arrijë deri në 20 gradë Celsius në nivel vendi.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot po ashtu me rreze diellore dhe vranësira kalimtare. Do të ketë ngritje të lehta të temperaturave.

Ditëve të ardhshme nuk pritet ndonjë ndryshim i madh i motit. Priten intervale të gjata kohore me diell, vranësira të herëpashershme dhe rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rigë shiu. Temperaturat nuk do të pësojnë ndonjë ndryshim të madh, por nga mesi i javës do të ketë tendencë të uljes së lehtë të temperaturave./Meteoballkan