Ndodh në Kampionatin Botëror të Femrave: Shënon në gol të vet si në të kundërshtarit (video)

Qendërmbrojtësja e Francës, Wendie Renard, u bë sensacion në internet pasi shënoi një autogol qesharak në ndeshjen e mbrëmshme kundër Norvegjisë, e zhvilluar në kuadër të Kampionatit Botëror të femrave.

Gjelat’ e filluan në mënyrë të mrekullueshme startin e Botërorit, pasi mposhtën 4-0 Korenë e Jugut në ndeshjen hapëse të Botërorit, derisa Renard shënoi dy gola.

Ndeshja e radhës ndaj Norvegjisë dhuroi momente interesante, por një lojë me plotë intesitet, përcjell lajmi.net.

Franca kaloi e para në epërsi me Valerie Gauvin, e cila shënoi me të filluar pjesa e dytë.

Skandinavikët u kthyen në lojë pas një autogoli qesharak të Wendie Renard, që pa asnjë lloj presioni e futi topin në portën e vetë.

‘Les Blues’ megjithatë siguruan fitoren 20 minuta para fundit, kur VAR akordoi penallti dhe Eugenie Le Sommer e konvertoi në gol për rezultatin përfundimtar 2-1.

Me dy fitore në dy ndeshjet e para, Franca e ka siguruar kualifikimin për në fazën tjetër të Kampionatit Botëror.