Lajmi i rremë ‘merr dhenë’, reagon Qendra Europiane e Sizmiologjisë: Mos i dëgjoni, e pamundur parashikimi i tërmeteve

Lajmi i rremë, që përhapi panik në të gjithë Tiranën dhe Durrësin, ku dhe kanë qenë dy zonat më të prekura nga tërmeti, ka sjellë edhe reagimin e Qendrës Europiane të Sizmiologjisë. Në një reagim për mediat, pas këtij lajmi, ato theksojnë se një tërmet nuk mund të parashikohet, ç’ka do të thotë se gjithçka ka qenë një informacion i rremë.

“Për miqtë nga Shqipëria, që kane dëgjuar nga të tjerët se tërmetet mund të parashikohet. Mos i dëgjoni. Të parashikosh tërmetin është e pamundur deri më sot. Qëndroni të sigurt”, shkruhet në njoftimin e Qendrës Europiane të Sizmiologjisë.

Njoftimi i Qendrës Europiane të Sizmiologjisë në anglisht