Vuçiq: Albin Kurti në Bruksel nuk guxon të më shikoj në sy

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë mbrëmë se Albin Kurti kur takohen në Bruksel as nuk guxon ta shikojë në sy, sepse ka vetëm një qëllim – të vrasë dhe dëbojë të gjithë serbët nga Kosova.

Këtë synim e ka Kurti, thotë Vuçiq, edhe kur përmend familjarët e tij.

“Kurti dëshiron ta dëbojë popullin serb nga Kosova dhe që ai të zhduket nga ai territor”, tha Vuçiq për TV Prva, transmeton FrontOnline.

Presidenti serb tha se ishte krenar për djalin e tij Danilo, i cili nuk donte të hiqte këmishën e tij “Dorëzimi nuk është opsion” edhe kur, kujton ai, i ishte drejtuar arma në kokë, dhe ai mohoi pretendimet e ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla se ai ishte në videon nga Graçanica, të cilën e solli për publikun, ishte Milorad Jevtiq me një të ri me inicialet BB.

Vuçiq tha se ai, djali dhe vëllai i tij do të jenë gjithmonë me popullin serb dhe se tani është e rëndësishme që palët t’i kthehen dialogut dhe serbët të marrin pjesë në zgjedhje.

Ai theksoi se në mesin e politikanëve shqiptarë dhe në mediat e tyre, askush nuk është problem aq i madh në skenën politike serbe sa ai dhe familja e tij.