Lajmi për 1 prill se janë liruar Thaçi e të tjerët, reagon ashpër Mërgim Lushtaku

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku ka reaguar pas një lajmi të rremë për 1 prill që është bërë sot kinse janë liruar krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Përmes një postimi në Facebook, Lushtaku ka thënë se raportimet e tilla janë të ulëta.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Sa e ulët, e pështirë është të luash me ndjenjat e familjarëve të tyre dhe të popullit shqiptar duke plasuar këso lloj tallje kinse në emër të Ditës së Gënjeshtrave.

Duhesh të jesh pa ndërgjegje njerëzore, i poshtër dhe pa fije burrërie të bësh tallje të tilla.

Turp ju qoftë!